|

Gjimnazi Matematikor në Prishtinë 1972-81
Gjimnazi Matematikor në Prishtinë u themelua në vitin 1972 si rezultat i përkushtimit të kuadrit tonë të atëherëshëm universitar për të pregaditur një brez të ri elitar, që do të permbushte kërkesat gjithnjë në rritje të Universitetit te Prishtinës për profile matematike-teknike.
I konceptuar për këtë qëllim, ky gjimnaz mblodhi në gjirin e vet të rinj me prirje matematike nga e gjithë hapësira shqiptare në ish- Jugosllavi dhe nga te gjitha shtresat shoqërore të asaj kohe.
Kuadri arsimor që do të punonte me nxenësit, i përbërë nga elita universitare e Kosovës, si dhe i tërë programi shkollor të cilit këta nxënës të zgjedhur do t'i nënshtroheshin, ishin garancë që do të arsyetonte themelimin e këtij gjimnazi.
Këtu u farkuan 7 breza intelektualesh të ardhshëm të të gjitha profileve të cilët diturinë e vet sot e vënë në shërbim të shkencës dhe teknikës, pra të mirëqenjes njerëzore, në Kosovë dhe jashtë saj...
...................................................................................................
|
 |
|
 |
 |
 |
Në veqanti kontribut të madh dhanë veteranët e arsimit dhe shkencës kosovare:
-
Prof.Ahmet Mumxhiu i ndjerë,
-
Prof.Dr.Dervish Kamberi,
-
Prof.Dr.Ejup Hamiti,
-
Prof.Dr.Emrush Gashi,
-
Prof.Dr.Eshref Ademaj i ndjerë,
-
Prof.Dr.Halil Turku
-
Prof.Dr.Hysen Muhaxhiri i ndjerë,
-
Prof.Dr.Idriz Berani i ndjerë,
-
Prof.Dr.Muharrem Berisha,
Prof.Ramiz Musa, i ndjerë,
Prof.Dr.Rasim Bejtullahu
Prof.Dr.Skender Skenderi
Prof. Shinasi Korenica
e tjere
...................................................................................................
Sqarim: Në LOGO është zgjedhur burimi dhe termocentrali. Gjimnazi ynë ishte gurrë e shkencës dhe teknikës....
Me këtë iniciativë, secili ish-nxenës i Gjimnazit Matematik mund ta regjistroj eMail-Adresën profesionale në formën:
Emri.Mbiemri@gjimnazi-matematik.com
Për këtë qëllim, klikoni opcionin Regjistrohuni.
..................................................................................................
Per verejtje, korigjime: Keshilli.themelues@gjima.com
|
|