Home
Iniciativa
FSHTA
Aktualitete
Ne Vitin 2009
Ne vitin 2008
Ne vitin 2007
Këngët tona
Fotografi 1972-81
Fotoalbumi
Gjen.1-7
Gjenerata I    72-75
Gjenerata II   73-76
Gjenerata III  74-77
Gjenerata IV   75-78
Gjenerata V   76-79
Gjenerata VI   77-80
Gjenerata VII  78-81
Regjistrohuni?
Korigjime?
Kritika?
Përshtypjet deri sot
Pershtypja jote?
Impressum
test speed




 


  • 14.1.10 (postuar nga Sedat BytyqiEdhe pse i inkuadruar me vonese ne kete faqe ,me te vertete jam i permalluar fort.Tani i kujtoi te gjithe gjeneraten e shtate ,po edhe te gjashten ,pesten.Vertete gjenerata te arta.Ju lumt per iniciativen e marrur!Pershendetje te perzemerta nga Sedat Bytyqi -Therande.

  • 31.12.09 (postuar nga Keshilli redaktues) Gezuar Viti i Ri 2010
  • 31.5.09 (postuar nga Bujar Shita, gjen 3) Kremtimi i 30-vjetorit te Gjenerates se peste ishte shembullor.
    Per organizim mund te shkruhet vetem ne superlativ.
    Jam i lumtur qe pata nderin te jem prezent ne kete atmosfere madheshtore. Ju lumte!!!
  • 26.11.08 (postuar nga Fatmir Osmani, nipi i Mehes, gjen 7) Te nderuar Vllezer dhe Motra, shoke dhe shoqe te Mehes! Me lejoni qe t ju drejtohem ne kete menyre dhe t ju pergezoj per punen qe po bani tashe dhe per ato vite madhore qe keni lane mbrapa, qe Meha i quante vitet e ringjalljes Kombetare. Mehe Uka (1962-1996) i perkiste  Gjen. VII  78-81 dhe besoj  t ju rrefeje diqka per jeten e tije, juve Motra dhe Vllezer eshte e tepert.
    Pasi qe ju jeni ata qe me se miri e njihni apo e keni njofte Mehen, ne familja e tije shtrojme  lutjen qe te na ndihmoni ne nje "Rrugtim ne te kaluaren" per te ringjalle ate nostalgjin e ngjarjeve, per ta ber nje takim te Moshave mes Prindrit dhe femijeve.
    Meha u vra nga forcat paramilitare  serbe 29 dhjetore 1996 duke lene prapa 3 femije te lindur Dardanin 4 vjeqar, Shoten 3 vjeqare, Arten 1,5 vjeqare ndersa Meha i Ri lindi 5 muaj pas vdekjes se Babit.
    Resmija bashkshortja e Mehes bashke me femijet tani ne moshen:Dardani 16 vjet, Shota   15 vjet,
    Arta     13 vjet, Meha    11 vjet   jetojne ne Austri.
    Meha u mungon ma se shumti femijeve te tije, dhe kjo mungese po i percjelle ne gjdo hap te jetes, aqe ma teper kur ata vet e njofin me se paku Babin e tyre. Por ne bashkohaniket e Mehes bashk me ju koleget e gjenerates, mundemi qe tju ndihmojme femijeve  te Mehes me ate qka ne e kujtojme, apo kemi bisedusar, punuar, me fotografi apo me ndonje inqizim filmik dhe keshtu ta takojme moshen e tyre sot 11-16 vjeqare me te Babit atehr gati ne te njejten moshe.
    Permbledhja e ketyre rrefimeve, tregimeve,pershkrimeve, ngjarjeve,dokumentave, fotografive etj. do te titullohej "Rrugetim ne te kaluaren" dhe do e mbushte sado pak ate boshllakun qe e ka lan Meha ne zemrat tona.
    Motra dhe Vllezer une jam Fatmir Osmani jap nipi i Mehes, familja ime dhe ajo e Mehes jetojme bashke ne Austri. Une dhe  Familja e Mehes por edhe shoket e tij do ju jemi mirenjohes perher per ndihmesen tuaj.  Fatmir Osmani, Austri, Tel: 0043-650 2644102, Email:fatmirosmani2@hotmail.com

  • 31.07.08 (postuar nga Sabrije Dobra-Gjyshinca, gjen 4) Falenderoj dhe çmoj pa mase kontributin qe Besniku po e jep per te gjithe ne. Falemnderit shume Besnik per kohen dhe mundin tand e njekohesisht per modestine tende ... Takimi ishte nje ngjarje e vaçantë, me plot emocione te cilat me percjellin edhe tani…shtrengim duarsh me shoket e klases, ku me shumicen nuk ishim takuar qe nga matura. Friga para takimit se nuk do ti njihja ata djeme te rinje te dikurshem, e qe tani ishin bere burra te pjekur, mu hoq menjehere po sa i pash. Per çudine time i njoha  pothuajse te gjithe, nuk e njoha fare Beqirin mirepo, posa buzeqeshi, mu kujtua menjehere. Derisa prisnim ne oborrin e shkolles per te hyre ne klase, seq u ktheva mbrapa ne shkolle te mesme...thuase nuk kishin kaluar gjithe ato vite dhe se ne ishim mbledhur aty sepse kishim humbur nje ore mesimi apo ishim ne pushim te gjate...pastaj, hyrja ne klase dhe ulja e te gjithve ne po te njejtat banka, ishte edhe nje perjetim tjeter i veçantë qe te kthente ne ato vitet e arta qe i kaluam se bashku. Prezentimi i secilit duke treguar nje historik te shkurter te jetes dhe vepres se tij me plot suksese, ma bënte zemren mal!...Na munguan shoket qe per ndonje arsye, nuk kishin mundur te jene me ne ate dite. Mungesa edhe me e madhe ishte e shokeve tane te shtrenjte qe nuk jan me ne jete : Edipit, Xhevatit dhe Naserit. Ata do te jene prore me mendjet dhe zemrat tona...qofte i perhershem kujtimi per ta!  Edhe darka e ngrene ne nje ambint shume te mire te Villa Germise ishte ngjarje ne vehte... me plot humor e ngjarje nga kohet e rinise...Madheshtine kesaj darke ia shtuan edhe profesori i nderuar Faik dhe shoket e gjeneratave tjera, te cilet na nderuan me ardhjen e tyre. Falemnderit shume Dugi, Bujar, Nexhat, Naim, Raif dhe Agron. Shpresoj qe Besniku te mos lodhet dhe te na organizoj edhe takime te tjera! Tanime ai eshte i perzgjedhuri yne i gjenerates dhe nuk kemi ndermend ta ndërrojmë. Deri ne takimin e ardhshem, mire mbetshi!

  • 18.06.08 23:40 (postuar nga Abdulla Jashari, gjen 4) Po kyqem me disa fjale per ato qe na ofruan shoket e gjenerates me 1 Qershor, ne Diten Nderkombetare te Femijeve! ... 30 vite me pare...mos me besu a? Por ndodhi mrekullia! U takuam...  Pjekuria madheshtore e gjenerates tregon vetvetiu rezultanten e pasojave te suksesit te gjimnazit tone...  Besniku na ka falenderu por se di pse ??? Na tjeret duhet ate me falenderu aq shume qe se bashku me Hamitin,Bahriun,Bujarin etj kan kalu disa mija km qe me na mundesu neve nje takim te tille. Edhe Lumja se ka pas lehte... Ne ketu kemi munde me u pa dhe me organizu edhe pervjetore tjera dhe orari i takimeve me ju pershtate atyre qe jane diku (me larg) ne trojet shqiptare (nuk po i them Diaspore edhe pse e thash!) ...                                         Se modestia e tepruar ishte gabim I madh ne nje ane dhe katastrofe fatale ne anen tjeter. Mirupafshim,shendet,miresi,lumturi dhe cdo te mire ne jete juve dhe familjeve tuaja!

  • 13.06.08 11:34 (postuar nga Lumnije Masurica-Rexhepi, gjen 4) Te them te drejten edhe pse u mbajt takimi perseri me duket se ishte nje enderr ngase shpesh mendoja se kurr nuk do i takoja ata njerez te cileve pothuajse edhe pas 30 viteve te vetmit  ishin qe iu mbaja ne mend emrin , mbiemrin dhe prej nga vinin qe kjo nuk ka ndodhur me te tjeret me vone. Dhe ja ... ndodhi takimi  me nje angazhim te pashoq te disa shokeve tane te gjima-s. I falemnderoj . Nese doni te dini ,ja si mu duken pas 30 viteve shoket dhe shoqet e klases : Te njejtit ........Aspak nuk kishin ndrruar ne dukjet e tyre fizike pervec qe kishin krijuar nje jete  dhe kariere te bujshme. Ky fakt kishte shume rendesi per mua edhepse disa kishin kaluar ne ca veshtersi “te vogla “ por kane dale krenar. Iu gezova shume te arriturave te sejcilit si ne familje ashtu dhe ne pune dhe ngritjet profesionale. Me gezoi prezenca e shokeve nga gjenerata e III –te (me aktivja ne kete drejtim )ne takimin tone si Bujarit ,Naimit ,Nexhatit , Dugit ( gjen.II),Raifit dhe Agronit (gjen 7)si dhe e prof Faikut etj.  Me pikllim me duhet te permend mungesen fizike te shokeve tane tani te ndjere  Edipit, Naserit dhe Xhevatit. I lehte iu qofte dheu! Krenohem qe i kishim shoke te gjenerates. Besoj heren tjeter te na bashkohen dhe te tjeret qe nuk munden te i pergjigjen kohes dhe dites se keti takimi. I pergezoje te gjithe dhe ju deshiroj shendet,gezime  dhe gjithe te mirat edhe me tutje.  Jemi ne kontakt ! 

  • 10.06.08 18:26 dhe 18.06.08 (postuar nga Hamit Bujupi, gjen 4) Kam kaluar nje jave qe gjate do ta mbaj nder mend. Ishte kenaqesi te ju takoj te gjith juve pas 30 vitesh. Me duket se kemi kaluar nje pasdite dhe mbremje qe ja ka vle te vije edhe me larg e jo nga Britania e Madhe. Te jesh larg vendtakimit, do te thote te kesh dy- fish emocione . Kur prek token, ateher gjithqka behet e prekshme dhe reale.Takimi yne pas "kaq" vitesh ishte nje ngjarje qe vitin 2008 e ben edhe me te pasur dhe shume leht per ta mbajtur mend. U muar vesh kishim ndryshuar , jo edhe aq shume. Ishim "pjekur" po jo edhe plakur. Hyrja ne klase ishte emocion ne vete, secili vrapoi tek vendi i vete pa u ngaterruar fare. Ideja per "rrefim" individual me beri te ndihem I privilegjuar qe I takoj nje gjenerate aq te sukseshme. Secili rrefim ishte histori ne vete. U rrefyen edhe ata qe u ndane nga jeta.
    Ishin me ne; gjithe kohen flisnim per ta, evokonim kujtime dhe nderimi i kujtimit per Edipin, Naserin dhe Xhevatin.na beri edhe me te afert me njeri tjetrin.
    Ata qe per shume arsye nuk paten mundesi te na bashkohen, nuk i anashkaluam.Folem per te gjithe per ngjarje e ndodhi qe me te vertet kishin ne vete "Rinine" tone. Edhe dreka e rastit ishte mire e organizuar, me biseda spontane e shaka qe edhe emisionet humoristike do na kishin lakmi. Takiminit ja shtoi madheshtine edhe prezenca e gjeneratave tjera dhe profesorit Faik. Festa vazhdoi me nje grup me te vogel ne freskine e restorantit Jakova. Veshtronim Prishtinen ne oret e vona te mbremjes e kujtimet fluturonin larg, larg ateher kur ky qytet per ne ishte enderr e nje metropoli. Tani pas takimit jemi me afer njeri tjetrit.    
    Mire u pafshim ne takimin tjeter te radhes!

  • 10.06.08 17:37 (postuar nga Ramiz Latifi, gjen 4) Takimi i gjenrates se IV-te ishte fenomenal !!!
    Faleminderit dhe pergezimet e mia organizatorit. Edhe nje here te lumte !!! Me respekt.

  • 05.05.08 (postuar nga Sabrije Dobra-Gjyshinca, gjen 4) U takuam pas tridhjet vitesh, ne te njejtin vend ku kaluam tri vite te mira te jetes sone. I kaluam disa momente se bashku dhe perkujtuam ato dite te paharruara. Une u ndjeva shume mire. 

  • 02.06.08 10:35 (postuar nga Xhevat Kadrijaj, gjen 5) Duke shpresuar se keni kaluar një ditë të paharruar, në përvjetorin jubilar të gjeneratës suaj, që trenin e jetës e keni kthyer së paku për disa momente në stacionin para 30 vjetësh dhe keni kujtuar atë periudhë të paharruar të jetës në të paharruarin GJIMNAZIN MATEMATIKOR, ju dëshiroj të gjithë shokëve dhe shoqeve të kësaj gjenerate shëndet, gëzime dhe suksese në jetë!
    Ne kishim kënaqësinë, që si gjeneratë e pestë, të kalojmë dy vjet me ju dhe me krenari i kujtojmë ato momente! Me disa nga ju më vonë kam ndarë edhe momente tjera të jetës dhe profesionale ( Beqirin, Dugagjinin, Nazifin)! Janë të paharruara momentet kur ekipi i shkollës sonë së bashku me ju në hendboll ishim më të mirët në Prishtinë ( Dugi, Ejupi , Vehbiu, Haxhiu dhe i ndjeri Xhevati).
    Edhe njëherë URIME dhe u takofshim vetëm për gëzime!


  • 01.06.08 15:59 (postuar nga Arben Gjikolli, gjen 3) Në pamundësi që të jem prezent, gjeneratës 4 i uroi 30 vjetorin jubilar duke ju deshiruar shendet dhe caste të këndshme në takimin tuaj dhe tonin dhe cdo të mirë në të ardhmen! Do të deshiroja sot ti shtrengoi duart me të gjithe ju!Përshendes vetem disa nga ju në panmundësi ti përmendi të gjithëve Dugi ,Beqir ,Haxhi,Abdullah,Gazmend,Ejup,Burim, Zafir ,Hamëz, Besnik,...,... shkruani nga ndonjë fjali në adresen e mësipërme!

  • 31.05.08 00:04:44 (postuar nga Ramadan Veliu, gjen 4) Tung ... lidhja po funkcionon.Te faleminderit shume dhe te deshiroj çaste te kendshme takimesh, evokimesh, e bisedash me ish koleget tane te atyre diteve te paharruara te jetes sone. Ideja dhe iniciativa e juaj eshte vertete shume e qelluar. 

  • 29.05.08 15:08:32 (postuar nga Fazli Shala, gjen 4) Besnik, se pari deshiroj qe sinqerisht te falenderoj per angazhimin tuaj per te organizuar sa me mire takimin tone. Duke deshiruar qe ti dhe familja juaj te jeni mire te pershendes ngrohtesisht.Mire u takofshim te dielen.

  • 15.05.08 09:14 (postuar nga Argjent Ramadani, gjen 7, Dr.-Ing. ETH/ Uni Leoben ) Une kam rrespekt te madh per te gjithe gjimanzistet e Gjimnazit Matematikor. ... Pra une do te parapelqeja qe ish gjimnazistet te merren me shume me matematike apo shkenca tjere te aferta me matematiken. Ka ende shume probleme te pazgjidhura ne matematike, psh:
    1) problemi i njohur si 3n 1 ose Hasse-Algoritmi ose Problemi i Ulman-it
    2) Problemi i Goldbach-ut
    3) Problemi abc
    4) egzistojne nje numer i pafunde i Primnumrave binjake?
    5) egziston vazhdimisht ne mes n² und (n 1)² gjithnji nje Primnumer ( Problemi i Legendre)?
    6) Egzistojne numra tek te "persosur"?
    7) Problemi i Hodge etj etj.
    Kurse per takimin ju uroj argetim shum shume te kendshem.Pershendetje.

  • 12.05.08 23:32 (postuar nga Fahredin Maçastena, gjen 6) Me knaqesi shume te madhe po e pres 1 qershorin 2008 , takimin me te gjith shoket dhe shoqet e Gjimnazit Matematikor te te gjitha gjeneratave e ne veqanti me gjeneraten e gjashte .Pershendes te gjith profesoret tan te nderuar.
    Kame nderin dhe knaqesin shpirtrore qe takohem me njerzit e familjes sime te GJIMNAZITMATEMATIKOR po me duket se po kthehet edhe njeher koha e lavdishme e rinis sone.
    I falenderoi nga zemra te gjith ata qe kontribuan per kete faqe qe na e mundsuan ateher kur te kemi koh,ateher kut permallohemi te qmallemi me te kalueren e lavdishme tone.Kemi fatin qe kete manifestim ta festoim ne KOSOVEN E PAVARUR.Shfrytzoi rastin te gjith juve vllezer dhe motra te ju uroi Pavarsin e Kosoves.Paqi shendet dhe fat ju dhe familjet tuaja.

  • 16.4.2008 (postuar nga Haxhi Çobaj, gjen.4) Ju pergezoj per punen qe keni bere. Me vone do t'ju percjell disa fotografi. Tung.

  • 21.03.08 11:57 (postuar nga Musah Emini, gjen.4) I pershendes te gjithe ish nx.e gj.matematikor e ne veqanti shoket e shoqet e gjenerates se kater.

  • 19.03.08 02:23 (postuar nga Vesa) Pershendetje te gjithe gjimnazisteve te drejtimit matematikor.Une nuk kam qene nxenese e ketij gjimnazi,por me endje e lexoj kete faqe tuajen.Nga ish nxenesit e gjimnazit tuaj ka shume emra te njohur qe kane arritur suksese ne pune...Ju pergezoj dhe ju uroj suksese.

  •  

    14.3.2008 (postuar nga Shehrije Dervishi, gjen.1) Pershëndes te gjitha gjeneratat e Gjimnazit matematikor e ne veqanti GJENERATEN E PARË të cilës i përkas. Uroj suksese dhe shendet te plotë ne SHTETIN E RI TE KOSOVËS.

  • 04.06.2007 (postuar nga Sami Ahmeti, Gjen.5) Ju pershendes!

  • 04.06.2007 (postuar nga Zeqir Bekolli, Gjen.6) Ju pershendes!

  • 04.06.2007 (postuar nga Daut Emini, Gjen.6) Ju pershendes! Ju uroj avansim te metejme ne zhvillimin e kesaj Web-faqe te mrekullushme.

  • 04.06.2007 (postuar nga Avni Lubishtani, Gjen.7) Ju pershendes!

  • 03.06.2007 (postuar nga Daut Emini, Gjen.6) Kujtimet nga shkollimi i mesem jane te shumta, duhet bere te pamundshmen nga shteti i ardhshem i Kosoves ne rijapjen e kesaj shkolle.Ju pershendes te gjitheve  e ne vecanti gjeneratin e VI  te gjimnazit me te mire...

  • 02.06.2007 (postuar nga Prof.Dr.Skender Skenderi) Në këtë gjimnaz është mësuar më shumë se sa në Universitetin tonë...

  • 02.06.2007 (postuar nga Prof.Dr.Ejup Hamiti) Ju përgëzoj takimet e gjeneratave të gjimnazit më të sukseshëm të të gjitha kohërave në Kosovë dhe më gjërë.

  • 02.06.2007 (postuar nga Prof.Faik Maqestena) Sot gjendem në bankat e nxënësve më të zellshëm me të cilët kam punuar...

  • 02.06.2007 (postuar nga Sallah Ademi) Ripërtrirja e ketij gjimnazi do të ishte një garancë për suksesin shkencor të Kosovës.

  • 02.06.2007 (postuar nga Sabri Hoxha) Në mesin tuaj kishte nxënës që me zell zgjidhnin me qindra detyra nga autorët e famshëm. Më kujtohet fort mirë, kur Abdullah Zejnullahu m'i tregoi 200 detyra të zgjidhura nga Demidoviqi...

  • 02.06.2007 (postuar nga Blinera Koci) Ishte ky nje gjimnaz shumë i mirë.

  • 01.06.2007 (postuar nga Flora Macula, Gjen.2) Une per vehten time u ktheva ne moshen 17 vjecare.
    Ju kisha lute, leshonu bre gra e burra pak e krisjani me nje gjuhe qe pak a shume na ofron...
    Gjen.2 eshte gjenerata ma e mira, OK Ok edhe e gjenerata e I-re qaty afer eshte.
    (VETEM PER SHOKET E SHOQET E GJENERATES se I-re ;0).
    O sa u preka ( qe thojne kah Shqipnije e tash edhe te na) sa u emocionova) kur pashe se cka kan shkru: Genci, Bedriu, NYSRETi qe se kam pa ma kurre, Miftari, Agimi, Zyrifaja, Fatosi, Xhevati e edhe Sanija... moj Sanije cka je hup erdhe e shkove kurre pa kallxu. Ishalla shihemi ose ndegjohemi. Nysret kallxo djale cka je kah bon. e edhe ju te tjeret.
    Bujar Shita! Po me duket se te gjithe tash jemi borxhli te ti- deri ne fyt.
    Te lumte, paj nuk dihet nashta dokna pak neser te ju gjenerata e III- edha ma e mira
    te gjithve. Ju pershendes dhe dua, Flora

  • 29.05.2007 (postuar nga Bujar Hoti, Gjen.3)  Pershendetje.

  • 29.05.2007 (postuar nga Bashkim Beqa, Gjen.5) Kisha pas deshire te kontaktojme edhe per angazhimet ne jeten profesionale, private dhe te punes me gjeneratat prej I-VII. Ju pershendes dhe ju pergezoje per kontakte.

  • 28.05.2007 (postuar nga Ramadan Jashari, Gjen.3) Sa munda të shoh, me shumë emocione, në faqen tone, ti qenke ai që e lëviz gurin prej vendi. Paske mbetur i njejti Bujar që e kam njohur. Unë kam besim të madh në këmbëngulsinë tënde, të na bashkosh të gjitha gjeneratat e Gjimnazit në një vend. Për vehten time, do të vij me 2.6.2007 dhe kudo që të me ftoni, çdo program që do ta organizoni, me shumë dëshirë do ta përkrahi. Përshëndetje nga shoku juaj Ramadani.

  • 28.05.2007 (postuar nga Agim Nitaj, Gjen.3) Është një gjë e mrekullueshme per te na ofruar mundesine qe prap te jemi se bashku,te kembejme kujtime. Ju lumtë atyre qe jane ma pak demela... (Koment nga B.Shita: "Po te vonoheshe edhe pak, do te takoheshim ne Takimin-2008") 

  • 27.5.2997 (postuar nga Gëzim Kaleci,  Gjen.3)  Ju lumte per kete iniciative. Do te jemi ne kontakt. Nese mendoni se mund tju ndihmoi ne qfardo menyre nga ketu me tregoni.

  • 26.5.2997 (postuar nga Ejup Paqarada, Gjen.2) Plotesisht pajtohem me Sanijen.

  • 26.5.2007 (postuar nga Sanije Haxhijaj-Gashi, Gjen.2) Edhe unë erdha në mesin tuaj, ju përshëndes të gjithëve. Vitin e kaluar u takova për herë të parë pas 30 viteve me gjeneratën time (Gjernerata e dytë) në Prishtinë. Më së shumti i falemnderohem shoqës sime Hatixhe Osmani-Ramosaj dhe shokut Sylë Alaj të cilët më kontaktuan pas 30 vitesh. I përshëndes të gjitha gjeneratat dhe do të isha mirënjohëse po që së edhe gjenerata ime të shkruante pak më tepër, për shembull për vendndodhje dhe për jetën e tyre tash, 30 vite pas maturës sonë.

  • 26.5.2997 (postuar nga Shiqeri Dermaku, Gjen.4) Pershendes krijimin e faqes tone elektonike.


  • 26.5.2997 (postuar nga Mustafë Morina, Gjen.6) Kjo eshte mrekulli! Ju falemnderit.

  • 26.5.2997 (postuar nga Ibrahim Kadriu, Gjen.6) Keni ber pune te madhe, ju falenderojme. Pershendesim Raif Qelen nga gjenerata e VII qe kontaktoi me ne.

  • 26.5.2997 (postuar nga Zijadin Murseli, Gjen.7) Ju falenderojmë që na nderuat me punën e bërë!

  • 26.5.2997 (postuar nga Gezim Kaleci, Gjen.3) Per fillim emocione, emocione, emocione.

  • 25.5.2007 (postuar nga Dukagjin Limani & Besa Ahmeti-Limani, Gjen.2,Gjen.3)  Pershendetje!

  • 25.5.2007 (postuar nga Selami Latifi & Arife Musmurati-Latifi, Gjen.1,Gjen.1) Pershendetje!

  • 25.5.2007 (postuar nga Ali Hoxha & Julieta Tairi-Hoxha, Gjen.1, Gjen.2) Pershendetje!

  • 25.5.2007 (postuar nga Shkëlzen Caka & Naime Uka-Caka, Gjen.1, Gjen. 1) Pershendetje!

  • 25.5.2007 (postuar nga Xhevat Ramosaj dhe Hatixhe Osmani-Ramosaj, Gjen.1, Gjen.2)  Qe nga momenti i regjistrimit tim, këtë faqe a hapa sot. Posa u regjistrua edhe bashkeshortja ime! Përgëzime!

  • 25.5.2007 (postuar nga Ismajl Zylfiu, Gjen.1) Pershendetje! Ju pergezoj per iniciativen.

  • 25.5.2007 (postuar nga Sanije Haxhijaj-Gashi, Gjen.2) Pershendetje!

  • 25.5.2007 (postuar nga Xhevdet Thaqi, Gjen.7) Pershendetje te gjithe shokeve e shoqeve te te gjitha gjeneratave te Gjimnazit, por me se shumti atyre me te cilet "bashkjetuam" me gjate (gjenerata e shtate). Pergezime per krijimin e web faqes!  Momentet me te kendshme do ti kaloj duke vizituar faqen e Gjimnazit matematik! I falenderojme atyre qe e bene realitet!

  • 25.5.2007 (postuar nga Qerim Maliqi, Gjen.5) Ju përgëzoj për këtë iniciativë që keni marrë dhe dëshiroj që në të ardhmen të njihemi me njëri tjetrin dhe të jemi afër njëri tjetrit para dallgëve të jetës!

  • 22.05.2007 (postuar nga Dr.Muhib Lohaj) Deshiroj te theksoj edhe njehere se realizimi permbajtesor dhe teknik eshte ne nivel te larte. Per t'a fuqizuar kete bindje u konsultova edhe me R.Limanin me te cilin punojme bashke ne FSHMN ( githashtu ish nxenes i Gjimnazit Matmeatikor) dhe ishte i fascinuar me hapjen dhe funksionimin e faqes. Une nuk isha pare e degjuar me R.limanin javen qe shkoi, per arsye te shume obligimeve qe kishim dhe ai as qe kishte pasur informacion per hapjen e faqes

    www.gjima.com. Kjo qe eshte bere deri tani eshte dicka shume e bukur, sidomos per ne dhe jo vetem per ne, dhe eshte cdohere per tu pershendetur e qe eshte pershendetur nga nje pjese e madhe e kolegeve tane te regjistruar gjer me tani. Ju pershedes, me gjithe rrespektin qe kam per ju Dr.Bujar.
  • 16.5.2007 (postuar nga Selami Latifi, Gjen.1) Mos ta harrojmë këngën: "Matanë bregut, matanë detit,...". O Bujar djali, na "hallakate" me këto kujtime, he paç gjithmonë gezime!

  • 15.5.2007 (postuar nga Zyrifa Kqiku, Gjen.3) I pershendes te gjithe shoket e shoqet e gjimnazit tone , ku jane e ku nuk jane. Ka kohe qe nuk jam ulur te shkruaj dicka ne kompjuter,jo pse nuk kam dashur , por pse nuk kam pasur kohe.Por tash po gjej e do te gjej per te kontaktuar me te gjithe shoket e shoqet  e mija.Per te biseduar e hjekur mall,per te pare ku jane e cfare po bejne,si po kalojne dhe a kane halle a derte...Eshte kjo nje iniciative  shume e mire. Ju lumte dhe ju deshiroj cdo te mire te gjitheve qe e lexojne kete leter.

  • 15.5.2007 (postuar nga Sadik Luli, Gjen.5) Përshëndetje të gjitëve, kudo që jeni!

  • 15.5.2007 (postuar nga Naim Miftari, Gjen.5) Ju lumtë për këtë ide të qëlluar. Posaqërisht ty Bujar.

  • 15.5.2007 (postuar nga Ejup Qerimi,Gen.4) Iniciative e qelluar, shpresoj se se shpejti do te plotesohet me shenime tjera dhe do te shendrrohet ne nje vend per shkembimin e informacionit per ish nxenesit e Gjimnazit matematikor ne Prishtine.

  • 14.5.2007 (postuar nga Bujar Shita) Falemnderime per Lumen, Sabrijen,Selamiun, Izetin dhe Xhevatin per kontributin e madh (shihe fotografine e Gjen.5) Ju lutem zgjërone rrethin. 

  • 14.5.2007 (postuar nga Xhevat Kadrijaj, Gjen.5) Iniciativë e qëlluar Z. Bujar! Përgëzimet e mia të sinqerta! Më 22.05.2004 gjenerata jonë organizoi 25 vjetorin e maturës dhe nga 36 nxënës ishim prezent 29 (një ka vdekur)! Do të mundohem të të përkrahë në këtë iniciativë edhe me nxënës të gjeneratave tjera që unë i njoh!  P.S. Mendo edhe rreth takimit të të gjitha gjeneratave!

  • 14.5.2007 (postuar nga Sabrije Dobra-Gjyshinca, Gjen.4) Falemnderit Lume qe me tregove per kete web faqe dhe ja qe edhe une u regjistrova. Pershendetje te gjithe te regjistruarve dhe atyre qe do te regjistrohen se shpejti). Derisa po shikoja emrat e te regjistruarve, per nje moment u ktheva ne ditet e paharruara te shkolles se mesme... Falemnderit shume Bujar qe ma mundesove krijimin e kesaj ndjesie!

  • 13.5.2007 (postuar nga Arife Latifi, Gjen.1) Ne të Gjeneratës së parë kemi menduar se me të vërtetë jemi të parët e "më të mirët", po siq po duket e Treta e vërteta - është Gjenerata e kohës. Pra, gjithë të mirat profesorëve tanë të nderuar dhe të gjithë ish nxënësve të gjimnazit matematikor e posaqërisht Gjeneratës së tretë për iniciativën e ndërmarrë.

  • 13.5.2007 (postuar nga Remzi Dautaj, Gjen.1Iniciativë shum e qëluar,falemenderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë drejtim. 

  • 13.5.2007 (postuar nga Agim Alaj, Gjen.3) U gëzova shumë kur mora vesh për faqen në Internet. Me një frymë e lexova. Ndjenja të jashtëzakonshme të kaplojnë kur kujton ato kohë... Aspirata dhe ëndrra të farkuara në furtunat që pasuan.U lumtë krahu, shokë të mijë të dashur: për idenë, punën, iniciativën dhe kohën që keni marrë! Nga zemra: Agim Alaj

  • 13.05.2007 (postuar nga Shefqet Peci, Gjen.3) Urime per kete ide shum te qelluar.Përshëndje të gjithëve - kudo që jeni! 

  • 13.5.2007 (postuar nga Mifail Bytyqi, Gjen.1) Uroj për këtë aktivitet të qëlluar. Besoj që kjo Web faqe u ka ndez emocionet të gjitha gjeneratave e sidomos gjeneratës sime. Pa dashje më ktheu tridhjet vite prapa,... Dëshiroj që emri im të përmirësohet. Në vend të e të shkruhet i, pra MIFAIL. Shumë respekt! (B.Shita, i aktualizuam shenimet burimore, kerkojme ndjesë)

  • 11.5.2007 (postuar nga Xhevat Ramosaj, Gjen.1) Është punë e qëlluar kjo dhe unë e përkrahi idenë tuaj. Konsideroj se është mirë që këto gjenerata ndoshta edhe të takohen bashkërisht ndonjëherë. Gjithsesi e parapëlqej këtë ide. Prandaj, fat dhe punë të mbarë! Ne në Kosovë e përdorim më shumë anglishten, prandaj do të ishte mirë që teksti i ueb faqes përveç gjermanishtes të jetë edhe në anglisht apo jo!

  • 11.5.2007 (postuar nga Keshilli redaktues) Falemnderohet Lumnije Masurica-Rexhepi per kontributin ne gjetjen e pjesetareve te Gjimnazit. 

  • 10.5.2007 (postuar nga Shaip Surdulli, Gjen.3) Me pelqen shume kjo iniciative dhe falemnderoj shume Bujar Shiten dhe te tjeret. Me deshire te madhe po presim te takohemi me 2 qershor 2007,gjenerata e trete e gjimnazit matematikor.

  • 10.5.2007 (postuar nga Naime Caka, Gjen.1) Shoke te nderuar. Ju pershendes te gjitheve dhe ju deshiroj shendet dhe pune te mbare .

  • 10.5.2007 (postuar nga Ferdi Ademaj, Gjen.4) Iniciativa e Bujarit per kete web faqe eshte shume e qelluar.Une e pergezoj dhe kjo dritare do te jete e mireseardhur per komunikim ne te ardhmen. Jam i gezuar per iniciativen e gjimnazisteve dhe shpresoj qe shume shpejte te takohemi.

  • 9.5.2007 (postuar nga Ismet Sadriu, Gjen.3) E tëra më duket si ëndërr. Ju që keni marrë këtë iniciativë ju lumtë. Me respekt Ju shtërngoi duart të gjithëve me mallë që të shifemi. Gurbeti nuk po të lente vend as kund, (këtu (Göteborg) jam i huaj e atje (Kosovë) i JASHTËM).

  • 9.5.2007 (postuar nga Gjergj Arbeni, Gjen.7) Kjo web-faqe, shumë ide e mirë. Ju lumtë nismëtarëve të kësaj ideje! Tash këtu mund të rigjejmë shokët e gjimnazit legjendar :-) e të komunikojmë në mes vete. I përshëndes të gjitha gjeneratat e sidomos timen, atë të fundit, të VII-tën (78-81). P.S. Po them e fundit edhepse e di që nja tetë vite me vonë (më duket me 1986) qe rihapur Gjimnazi Matematikor (vëllau im qe regjistruar) por e patën vijuar mësimin në ndërtesë të gjimnazit Xhevdet Doda.

  • 9.5.2007 (postuar nga Izet Bojku, Gjen.1) Kudo ne bote njerezit tentojne te bashkohen,sepse bashkimi bene force! Ne jemi te bashkuar qe nga femiria mbi bazen e ideve dhe qellimeve per te ardhmen.Nga kjo nisme do te jemi edhe me te forte. Urime!

  • 9.5.2007 (postuar nga Afrim Bejtullahu, Gjen.1) urime per ate qe e ka inicuar dhe punuar kete faqe!

  • 9.5.2007 (postuar nga Bedri Rama, Gjen.1) Jam nxenes i gjenerates se pare.Ju lumt per iniciativen.Suksese te gjitheve!

  • 9.5.2007 (postuar nga Genc Beqiri, Gjen.1) Iniciative shumë e mirë Shpresoj të miret edhe një inciativë ku do të mund të takoheshim të gjith së bashku. Urime!

  • 9.5.2007 (postuar nga Miftar Hasanmetaj, Gjen.1) Une (e besoje te gjithe te tjeret)nga Gjenerata I), i heq kapelen kesaj nisme te mrekullueshme te Gjenerates III. Ju lumte! Respekt! ps. E dijsha qe ne te Gjen.I ju kemi lazdrue pak juve te Gjen.III por, ju qenkeni lazdrue shume.  (Aferim)

  • 9.5.2007 (postuar nga Selami Latifi, Gjen.1) Fort bukur! Une jam nga gjenerata e pare. Ne jemi takuar dy her: per 10 vjetorin (1985) dhe 30 vjetorin (qershor 2005). Pershendetje per gjithe gjimnazistet kudo qofshin! Po ju percjell dy foto te marrura ne largesi kohore mbi tridhjetvjecare.

  • 8.5.2007 (postuar nga Sylë Alaj, Gjen.1) Iniciative e mrekullueshme. Vetem vazhdoni . Do ta keni edhe perkrahjen time aq sa kam mundesi dhe sa keni nevoje. Gjithe te mirat dhe shendet !

  • 8.5.2007 (postuar nga Lumnije Masurica-Rexhepi, Gjen.4) Jam nga  gjenerata IV 75-78 . Nuk jemi takuar asnjehere si gjenerate dhe ju kam lakmine gjenerates se trete qe kane mbajtur kontaktet dhe  i pergezoj shume per iniciativen e marre per kete .Do  percjell kete info te te gjithe nga gjenerata ime  dhe te te tjerat qe mund te arrije te kontaktoj. Pershendetje dhe gjithe te mirat per te gjithe.

  • 7.5.2007 (postuar nga Dr.Armend Agolli) Keni bere nje pune te shkelqyeshme, sikur edhe ata ne qeveri te punojne si ju shume larg do te arrinim si komb dhe si shtet.  Ju lumte!

  • 6.5.2007 (postuar nga Arben Gjikolli, Gjen.3) Tashmë janë informuar edhe ata të gjeneratës së parë dhe dytë shpresoj se do të na bashkangjiten në përpjekjet tona për përmirësimin dhe plotësimin e kësaj faqeje e cila sigurisht që intrigon së paku në krijimin e një dokumentacioni modest simbolik të gjimnazit tonë.

  • 2.5.2007 (postuar nga Fitim Kajtazi) Eshte kohe e mire qe serish te njihet mes veti nje brez i paharruar i nxenesve dhe studenteve te Kosoves dhe t'i ofroj secilit nje pasqyre te arriturave tona ne Kosove dhe jashte saj.Nje brez i cilli i ka thyer rregullat e vjetra te shoqerise sone shqiptare dhe ka arritur ti tejkaloj kufijte, te cilet ishin te rrezikuar edhe nga pushtuesi por edhe nga nje pjese e shoqeris sone te atehershme. Si nje vezhgues i sinqerte, ju deshiroj sukses ne punen e metutjeshme.

  • 30.4.2007 (postuar nga Ilire Gjocaj, , Gjen.7)  Ju falemnderit per besimin qe ma dhate, ta testoj kete web-faqe.  Ju lutem regjistrohuni. Ta ndjekim kete iniciative pozitive te kolegeve te gjenerates se trete.

  • 29.4.2007 (postuar nga Bujar Shita, Gjen.3) Unë dhe Arbeni po e kryejmë kujdestarinë në këtë muaj. Kërkohen vullnetarë për muajin e ardhmë, me dëshire do t'ia dorëzojmë shpuzën dhe tastierën.

  • 29.4.2007 (postuar nga Bujar Shita, Gjen.3) Falemnderoj Këshillin inicues: Agim Nitaj, Arben Gjikolli, Besa Limani, Besim Dervishaj, Naim Shatri, Nexhat Peci, Nexhdet Kondirolli dhe Raif Ibrahimi. 

  • 24.4.2007 (postuar nga Bujar Shita, Gjen.3) Falemnderohet Besa, Besart dhe Benjamin Shita si dhe Murat  Gjocaj dhe Ilire Gjocaj për ndihmen në realizimin e draft aplikacionit dhe testimit fillestar.
  • Lutem pjesëtaret e gjeneratave tjera, të na bashkangjiten.

 

.......................................................................................................................................................................................

Per verejte/korigjime kontaktoni info@gjima.com.

Per intervenime te shpejta ju lutem nje SMS ne +49 162 256 30 13 

 

Top
Gjimnazi Matematikor në Prishtinë | info@gjima.com