Home
Iniciativa
FSHTA
Aktualitete
Ne Vitin 2009
Ne vitin 2008
Ne vitin 2007
Këngët tona
Fotografi 1972-81
Fotoalbumi
Gjen.1-7
Gjenerata I    72-75
Gjenerata II   73-76
Gjenerata III  74-77
Nxënësat
Mësimdhënësat
Shënimet aktuale
Ku është sot....
Kur vjen në Kosovë..
Arkivi dhe foto.
Gjenerata IV   75-78
Gjenerata V   76-79
Gjenerata VI   77-80
Gjenerata VII  78-81
Regjistrohuni?
Korigjime?
Kritika?
Përshtypjet deri sot
Pershtypja jote?
Impressum
test speed


  • Lusim pjestarët e kësaj gjenerate, të na postojnë në adresën Webmaster@gjima.com
  • shënimet, që do të publikohen në këtë faqe.
  • Secili e vendos për vehtën e vet, cka dhe sa do të shkruan
  • Nese deshironi, shenimet do te paraprihen me fjalekalim e zgjedhur nga ju, me të cilin mundësohet qasja vetëm në rrethin e dëshiruar të lexuesve. Kështu do të jetë e mundur, p.sh. që një fotografi të jetë e pashme, vetëm për personat e caktuar... Përshkruani dëshirat dhe kërkesat tuaja dhe kënaquni me rezultatet...

.................................................................................................................................................................................

  1. Abdullah Konushevci Jetoj dhe punoj ne Prishtine. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.
  2. Agim Alaj.  Që nga viti 1991 jetoj në Zug, qytet dhe Kanton në mes të dy qyteteve të bukura zvicërane: Luzern dhe Zürich.Punoj në Zürich në një kompani që merret me masat për mbrojtje ndaj zjarrit dhe sistemet e alarmimit. Një herë në javë luaj futboll. Përcjelli me kujdes zhvillimet shoqërore, politike dhe kulturore në hapsirën shqiptare. Kohën e lirë e kaloj në Shoqatën humanitare " Nënë Tereza" në Zvicër, ku angazhohem vullnetarisht për të ndihmuar të varfërit dhe të sëmuarit. Me bashkëshortën time dhe tre fëmijët, pushimet kryesishtë i kaloj në vendlindjen time në Drenoc.
  3. Agim Nitaj. Vendqëndrimi im është Prishtina. Vendi i punës: Kosova...
  4. Ahmet Murati.
  5. Arben Gjikolli Jetoj me familje në Pejë. Punoj në Sh.M.T Shaban Spahija dhe UNMIK. Përshendetje të gjithëve kudo që jeni!
  6. Asllan Badalli.
  7. Avni Zubaku. Kesaj rradhe u regjistrova. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.
  8. Azem Musliu. Jetoj dhe punoj ne Kanade. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.
  9. Besa Ahmeti. Jetoj dhe punoj ne Prishtine. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.
  10. Besim Dervishaj Jetoj me familje në Pejë. Herën e ardhme do të shkruaj më gjatë.
  11. Besim Thaqi.
  12. Blerim Olloni Jam i punesuar ne firmen Lumicomputer. Nr.tel.aktual i gjeni te Shenimet aktuale. Përshendetje! Gjenerata e mrekullueshme!!!
  13. Bujar Hoti. Pershendetje. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.
  14. Bujar Shita Prej vitit 1992 gjendem me familje në Munih(Gjermani). Pesë vite punova për koncernin  BMW pastaj fillova në Siemens AG, në Zhvillim dhe Hulumtim (Research & Development) këtu jam pergjegjës për bazat e shënimeve.  Jam një dhëmzor i vogël në një makinë gjigante. Nëse rrotullohesh ngadal - të shkatrojne dhëmzorët fqinj, nëse shpejton - të shkatron fërkimi me ta. Edhe këtu e kaloj kohën e lirë me matematikë dhe muzikë. Në hobin e vjetër (basket dhe shah) jam berë spektator i pasionuar.  Si shumica e bashkëatdhetarëve tanë, pretendoj secilin pushim ta kaloj në Kosovë. Tash e tutje, me vullnet të shtuar, sepse u gjeta me shokët e dashur...Përshëndje të gjithëve - kudo që jeni! 
  15. Burim Rexhepi.
  16. Fatmir Qorolli.
  17. Gani Koci. Jetoj dhe punoj ne Prishtine. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.
  18. Gëzim Kaleci Do te mundohem ta pershkruaj shkurt rugetimin tim pas GJM. Diplomova ne Fakultetin Xehtaro-Metalurgjik dega teknologjise,dhe pastaj u punesova ne IT"POLET" ne Vushtri se pari si pergjegjes teknik e me vone pergjegjes per Fabriken e qorapave, deri ne momentin kur na suprimuan nga puna. Me pastaj isha distributor i kompanise nga SHBA Wrigli (orbit) deri ne fillim te luftes ne Kosove kur shkova ne SHBA (NJ ) se bashku me familje. Atje qendrova per tre muaj , dhe pastaj u ktheva ne Kosove. Ne vitin 2001 perseri erdha ne SHBA ( NJ ) ku jam edhe sot. Punoj ne industrine per perpunimin e letres ne laborator qe nga fillimi i ardhjes. Sa i perket ardhjes ne takimin e planifikuar per qershor, me duhet me keqardhje te madhe te them se nuk do te mundem me ardhe, pasiqe isha ne muajin shkurt te ketij viti(hera e pare pas pese vitesh),dhe nuk kam me dite te lira. Por sido qe te jete do te jemi ne kontakt.
  19. Haki Shkodra.
  20. Ibrahim Shkodra Prej Shtatorit të vitit 1983 punoj në arsim. Kurse prej Gushtit të vitit
    1995 dhe tani jam drejtor në shkollën e mesme teknike " Mehmet Isai" në Gjilan. Jetoj me familje në Gjilan.
  21. Isa Hasanmetaj.
  22. Ismail Hadja.
  23. Ismet Sadriu Të falemnderit dhe ju lumtë për punën që e keni filluar. Unë do mundohem të kontriboj me disa detyra matematikore dhe disa laboratore të Fizikës, kimisë dhe biologjisë që nuk kërkojnë pajisja të avansuara.  Këtu më duhet ndihmë pasi disa termine nuk i di në gjuhën shqipe por shpresoj se Abdullah K. ose Rexhep Sh. do të më ndihmojnë. Gjithashtu i kam rreth 500 fjale të urta të mendimtarëve botëror të cilat do mundohem ti përshtati në gjuhën shqipe. Të gjitha këto do filloj ti përgadisë prej dates 5 qershori kur do lirohem nga përfundimi i notave dhe shperndarja e deftesave. Detyrat matematikore janë të nivelit të kalimit nga shkolla fillore deri në të mesmen dhe kanë karakter laborativ. Me mallë që tju shof nga zemra ju shtërngoi duart. Gjithmonë me Ju Ismeti.
  24. Luljeta Shala.
  25. Mark Demaj Prej vitit 1979 deri në vitin 1992 punova në shkollat e mesme në Klinë dhe Prishtinë, ku pesë vitet e fundit punova në "Qenderen Teknike (OEA- AMO) Shtjefën Gjeçovi ne Prishtinë.Nga janari i vitit 1992 gjindem ne AUSTRI në një qytet te bukur Hartberg afër Grazit. Edhe unë sikur shumë të tjerë nuk kam paramendu kurrë, se do të punoj jasht Kosovës dhe do të filloj një jetë të re në nje vend të panjohur per mua. Por ishte ajo kohë nepër të cilen po kalonte Kosova dhe pa deshirë e murem atë rrugë. Prej vitit 1992 deri 1995 kam punuar punë te ndryshme, ndërsa prej vitit shkollor 1995/96 punoj në shkollat Austrijake si mësimdhënës. Pushimet si zakonisht i kaloj me familje ne Kosovë ose ne breg det! Përshëndetje!
  26. Mefail Sadiku.
  27. Mikel Demaj.
  28. Muhamet Beqiri.
  29. Naim Shatri. Vendqëndrimi im është Burimi(Istogu). Herën e ardhme do të shkruaj më gjatë.
  30. Nexhat Peci  Vendqëndrimi im është Prishtina. Punoj ne KEK. Tung të gjthëve atyre që janë regjistruar dhe që do të regjistrohen.
  31. Nexhati Zylberari.
  32. Nexhdet Kondirolli.
  33. Nexhmije Kalicanaj. kerkoje te Gjen.2
  34. Nuhi Gashi.
  35. Osman Hoxha.
  36. Qun Krasniqi.
  37. Raif Ibrahimi Jetoj dhe punoj në Prishtinë. Jam baba i katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë.
  38. Ramadan Dermaku.
  39. Ramadan Jashari. Jetoj në Gjilan, punoj në qytetin tim dhe në kryeqytetin e Kosovës. Kam mbaruar fakultetin ekonomik dhe punoj në financa-kontabilitet. Jam baba i dy djemëve.
  40. Rexhep Selmani. Jetoj dhe punoj ne Zvicer. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.
  41. Rexhep Shala.
  42. Rrahim Zaberxha.
  43. Salih Jakupi.
  44. Sanie Gashi.
  45. Sefer Birinxhiku.
  46. Shaban Elshani.
  47. Shaip Surdulli. Jetoj dhe punoj ne Kamenice. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.
  48. Shefqet Peci. Prej vitit 1993 gjendem me familje në Straubing(Gjermani). Punoj për Autokoncernin BMW GROUP AG ne Dingolfing,Gjermani, si CAD-CAM konstruktues ( planifikimi, konstruksioni dhe programimi), në konstruktimin e modeleve te reja te karoserive te automjeteve. Jam një konstruktues i vogël në mesin e shum kolegeve gjerman ku vetme nese je i shkathte mund te mbijetosh. Edhe këtu e kaloj kohën duke vizatuar pika, drejteza, plnae, lakore, siperfaqe ne kozsomin e quajtur auto. Pra, me gjeometri dhe makineri si dhe pak matematikë . Si shumica e bashkëatdhetarëve tanë, pretendoj secilin pushim ta kaloj në Kosovë. Përshëndje të gjithëve - kudo që jeni! 
  49. Shkelzen Dobroshi
  50. Ukshin Uka.
  51. Vesel Lajqi.
  52. Zuke Bunjaku.
  53. Zymber Zeka.
  54. Zyrifa Geci. Jetoj ne Angli. Heren e ardhme do te shkruaj me shum.

.........................................................................................................................................................................

Top
Gjimnazi Matematikor në Prishtinë | info@gjima.com