|  |  |  | 
************************************************************
Takimi me rastin e 30 vjetorit te matures se gjenerates sone
1 qershor 2008 Prishtine
- Takimi filloi para ores 12.00 ne oborrin e Gjimnazit Matematikor, me pershendetje, me shtrengime duarsh, me perqafime, me plot hare dhe gezim.
- Pastaj hyme brenda dy klaseve tona ku kemi qendruar si maturante ne vitin 1978. Pas 10 minutash pasoi bashkimi i te gjitheve ne njeren klase dhe mbajtja e ores ku secili nga ne prezantoi nje historik te shkurte te rrjedhes se jetes se vet qe nga perfundimi i matures e deri me sot duke cekur edhe gjendjen familjare dhe aktivitetin profesional aktual.
- Evokuam edhe kujtime qe kishin te benin me shoket e ndjere: Edipin, Xhevatin dhe Naserin. Mbajtem nje minute heshtje ne klase per ti nderuar perjetesisht.
- Rreth ores 14.30 shkuam ne restoranin "Villa Germia" ne Germi ku ishin duke na pritur shoket e gjenerates se II, te III dhe te VII ne nje numer tejet modest.
- Pergjate drekes evokuam kujtime te kohes se gjimnazit qe na kthyen plot 30 vjet pas dhe na bene te ndiheshim vertete si nxenes te asaj kohe.
- Takimin e shpalli te hapur motra jone e klases Sabrija, duke lexuar fjalen e rastit (te pregatitur nga Besniku). Fjalimi filloi me nje minute heshtje per deshmoret e Kosoves qe dhane jeten per lirine tone. Pastaj edhe nje minute heshtje per humbjen e tre shokeve te klases dhe mesimdhenesve tane qe ne nderkohe kane nderruar jete.
- Pastaj gjithçka rrjedhi spontanisht. Disa treguan ndodhi e disa ndoj mahi, ndersa u kenduan pak kenge. Kishte nje hare te brendshme tek secili. U kthyem vertete ne nxenes. Arritem ta kthejme kohen aty ku e kishim lene per ta gjetur me vone. Dhe e morem me vete ... se paku per nje çast. Dhe e perjetuam kete çast me plotkuptimin e fjales.
- Ne pamundesi per te qene prezent, nje pershendetje te ngrohte gjithe gjenerates dhe keti takimi, na e kishte derguar shoku yne i gjenerates Ramadani.
- Takimin e shpalli te mbyllur motra tjeter e gjenerates Lumja, duke i falenderuar te gjithe te pranishmit e veçanerisht profesorin dhe ish-nxenesit e gjeneratave tjera dhe duke shprehur deshiren e te gjitheve qe te shihemi prape dhe ti avansojme kontaktet tani te ripertritura.
-
- Pas ores 18.00, vazhdoi festa me nje numer te vogel te pjesemarresve ne restoranin Jakova, ku kaluam per mrekulli deri rreth ores 22.00. Ishim te shoqeruar me muzike te mire te nje dasme qe zhvillohej brenda restoranit. Te pranishem ishin te pangopshmit me njeri tjetrin qe paten kohe me shume se tjeret: Dulla me te shoqen, Hamiti, Bahriu, Ejupi, Ferdiu, Nazifi, Besniku dhe yjet e gjenerates sone qe erdhen pak me vone Sabrija dhe Lumja. Prej yjeve mungonte vetem Ifaketja.
-
- Te nesermen, nje grup yni (Sabrija, Besniku, Burimi dhe Ejupi), ne emer te gjenerates, kryem obligimet e ngushellimit ne familjen e Edip Terziqit. E takuam gruan e Edipit dhe shkuam tek varrezat per te vene lule mbi varrin e tij. Pas dy ditesh, nje grup tjeter (Nazifi, Besniku dhe Ekremi) shkuam poashtu tek familja e Xhevat Gashit takuam nenen e tij dhe e ngushelluam.
- Ne mendjet tona ata do jene perhere te gjalle ashtu siç i njofim ne ate kohe: intelektuale te medhenj, shoke te shkelqyer dhe te pazevendesueshem.
Ky takim madheshtor ose siç na u duk neve, si nje enderr e shkurte pranverore, me plot ndjenja te pasterta, me plot emocione; do te rigjallerohet sigurisht vitin e ardhshem, le te themi me 31 vjetorin e matures ose edhe me mire me Open GjiMa 2009. Besojme te na bashkohen edhe te tjeret qe nuk ishin prezent kesaj here me ne. Mungesa e tyre ishte evidente.
Ne pamundesi per te qene prezent, takimin tone e pershendeten edhe Arben Gjikolli i gjen 3, Xhevat Kadrijaj i gjen 5 (permes Dugit) dhe te tjere permes formave te ndryshme, te cilet i falenderojme nga zemra dhe shpresojme ti takojme ne Takimin e madh te Open GjiMa (mbase ne vitin 2009).
Takimi 30 vjet e 3 dite - -> 4 qershor 2008 Prishtine
- Meqe enderra (takimi i 30 vjetorit) perfundoi shpejt, Besniku kishte edhe nje ide tjeter: qe te takohemi edhe nje here, por me bashkeshortet tona, sepse do u kishim mbetur borxh. Dhe ashtu ndodhi vetem 3 dite pas 30 vjetorit te matures. Ne kete takim kishte me pak te pranishem, por mbremja ishte sa e kendshme aq edhe romantike.
- Ja rrjedha e mbremjes:
- Fillimisht u takuam ne terasen e Grandit, per te pi nga nje kafe, e pastaj ne nje ambient familjar, ne nje restoran eksklusiv "Renesance" te rezervuar nga Dulla kaluam edhe nje mbremje te paharruar deri ne oret e vona te mbremjes apo te hershme te dites se re.
- Ishim gjithsejt 16 persona. Kaluam per mrekulli. Filluam me kenge, e vazhduam me mahi.
- Te shoqeruar me kitare te ciles ia dridhte telat Dulla, kenduam ca kenge te kohes se matures nga fletorja e vjeter e asaj kohe, te ciles mezi i lexoheshin vargjet. Dueti Besniku - Dulla, funksionoi per mrekulli pothuaj ne te gjitha kenget e viteve 70-ta;bile ndojhere edhe pa kitare .
- Evokuam prap disa nga çastet me mbreselenese te matures, ngjarjet qe do na mbeteshin padashje te gravuara pergjithmone ne mendjet tona; dhe qe do na percjellin gjate tere jetes.
- Kishte veç kenaqesi ne kete mbremje... edhe pershendetjet ne fund ishin thjeshte nje sinjal i deshires per tu ritakuar sa me shpejt, sepse e tera kjo ishte per te gjithe ne, nje RENESANCE e vertete.
Ca fotografi nga keto takime do i gjeni ne fotoalbumin e Gjenerates IV 75-78. Mire u pafshim!
.......nga Org.
|
 |
|  |  |  |  |
|
|